fbpx

Përjetimi i ri

21 Qershor 2022

KUJTESA, e themeluar në vitin 1995 si kompani pionere që ofronte shërbime të përgjithshme të IT me fokus në paisje kompjuterike, menjëherë pas luftës do të vazhdojë të mbajë reputacionin e njëjtë, tani duke themeluar kompaninë e parë në Kosovë që ofronte shërbime interneti dhe përmbajtje televizive, duke ju mundësuar një dritare të re ndaj botës qytetarëve të një vendi që ka dal nga lufta, por edhe botës të hyj dhe të njohë më mirë Kosovën nëpërmjet internetit.

Nga ky moment, historia e lavdishme e KUJTESA fillon të shkruhet, duke u bërë kompani lidere per shumë vite në ofrimin e Internetit për shumë familje dhe biznese , si ne qytete, por edhe në fshatra të largëta.
Në vitin 2012, KUJTESA sa vjen e pasuron më shumë gamën e shërbimeve të veta, tani duke marrë të drejtat për transmetim të shumë kanaleve televizive por edhe atë të cilët klientët gjithmonë e kanë kërkuar, të drejtat e transmetimit të ligave më atraktive të sportit, si Liga e Kampionëve, La Liga etj, tani duke u bërë pjesë e pandashme e çdo familje kosovare.
KUJTESA gjatë këtyre viteve ka arritë të mbulojë dhe të ofrojë internet dhe përmbajtje televizive në gati 98% të territorit të Kosovës. Kjo bën që qindra e mijëra familje të jenë pjesë e një familje më të madhe, pjesë e KUJTESA.
‘Përjetimi I Ri’ është motoja e e re kompanisë KUJTESA, kompani emblematike, kompani e cila na dha aq shumë, duke na mundësuar që Kosova rankohet në botë si vend me shtrirjen më të madhe të Internetit jo vetëm në rajon por edhe më gjerë. Tani, KUJTESA vazhdon të investojë në të ardhmen, një të ardhme të cilën e ka ofruar qysh në vitin 2000, e tani bëhet gati për një ‘Përjetim të ri’, përjetim të cilën qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë përjetuar përgjatë dy dekadave, dhe për të cilat presin ti përjetojnë në dekadat që vijnë.
Ne kemi qenë çdoherë pjesë e shtëpisë suaj, dhe do vazhdojmë të jemi çdoherë pjesë e familjes së juaj.