Kujtesa u themelua në vitin 1995 fillimisht si shitës me pakicë i pajisjeve kompjuterike e më vonë u bë ofrues i shërbimeve të internetit. Në vitin 2006, Kujtesa hyri në tregun televiziv kabllor në Kosovë. Sot, platforma televizive Kujtesa përmban mbi 160 kanale, duke përfshirë platformën e kanaleve KSport.
Kujtesa përkushtohet për ofrimin e shërbimeve për nevojat e bizneseve dhe familjeve, dhe u ofron atyre zgjedhje me çmim të arsyeshëm që me precizitet përputhet me kërkesat e tyre. Kujtesa u ofron konsumatorëve shërbime që e bëjnë më të avancuar përvojën e tyre të mënyrës së jetesës, punës, mësimit dhe argëtimit.
Platforma e kanaleve KSport u lansua në tetor të vitit 2012 me qëllim që t’i sjellë kosovarëve ngjarjet globale sportive nëpërmjet kanaleve KSport. Në vitin 2015, Kujtesa fitoi të drejtat ekskluzive për garat sportive më elite në Evropë – Champions League, Europa League dhe European Super Cup. Kujtesa po ashtu ofron ndeshjet direkt nga Bundesliga gjermane dhe Superliga turke. Gjithashtu Kujtesa i mban të drejtat ekskluzive për transmetimet direkt të ndeshjeve të NBA-së.
Kujtesa themelohet si shitës me pakicë i pajisjeve kompjuterike.
Rrjeti i të dhënave Wireless implementohet në Prishtinë.
Hyrja në tregun e operatorit kabllor në Kosovë.
Lansimi i platformës së kanaleve Sport.
Numri i kanaleve televizive arrin në 160.
Zgjerimi i rrjetit në viset rurale (rreth 98% e territorit të Kosovës).