Rreth nesh

IMG_2984

Kujtesa është ofruesi udhëheqës i TV kabllorit dhe i shërbimeve të internetit broadband në Kosovë. Kujtesa ofron solucione të gatshme të formës ‘të gjitha në një vend’ dhe të përshtatura për biznese dhe për amvisëri në fushën e internetit, televizionit digjital dhe telefonisë fikse.

Kujtesa u themelua në vitin 1995 fillimisht si shitës me pakicë i pajisjeve kompjuterike e më vonë u bë ofrues i shërbimeve të internetit. Në vitin 2006, Kujtesa hyri në tregun televiziv kabllor në Kosovë. Sot, platforma televizive Kujtesa përmban mbi 125 kanale, duke përfshirë platformën e kanaleve KSport.

Kujtesa përkushtohet për ofrimin e shërbimeve për nevojat e bizneseve dhe familjeve, dhe u ofron atyre zgjedhje me çmim të arsyeshëm që me precizitet përputhet me kërkesat e tyre. Kujtesa u ofron konsumatorëve shërbime që e bëjnë më të avancuar përvojën e tyre të mënyrës së jetesës, punës, mësimit dhe argëtimit.

Platforma e kanaleve KSport u lansua në tetor të vitit 2012 me qëllim që t’i sjellë kosovarëve ngjarjet globale sportive nëpërmjet kanaleve KSport. Në vitin 2015, Kujtesa fitoi të drejtat ekskluzive për garat sportive më elite në Evropë – Champions League, Europa League dhe European Super Cup. Kujtesa ofron ndeshjet direkt nga Bundesliga gjermane dhe MLS e SHBA-së nëpërmjet kanaleve Eurosport. Kujtesa i mban të drejtat ekskluzive për transmetimet direkt të ndeshjeve të NBA-së. Kujtesa transmeton garat MotoGP gjatë fundjavës. Të gjitha lajmet e fundit nga platforma KSport mund të gjenden në fb.com/kujtesasport

IMG_2999Datat kryesore historike

1995 Kujtesa u themelua si shitës me pakicë i pajisjeve kompjuterike
2000 Rrjeti i të dhënave Wireless u implementua në Prishtinë
2001 Zgjerimi i mbulimit me rrjet në të gjitha zonat urbane dhe periferike në Kosovë
2003 U vendos interkoneksioni i parë me fibër optik me Telekomin e Malit të Zi
2006 Hyrja në tregun e operatorit kabllor në Kosovë
2007 Zgjerimi i ofertës së kanaleve televizive në gjithsej 65 kanale televizive
2008 Injeksion i kapitalit
2009 Raundi i parë i blerjeve të kabllorëve lokal televiziv dhe i operatorëve të internetit
2012 Lansimi i platformës Kujtesa i kanaleve Sport
2013 Futja e teknologjisë së re të internetit broadband EuroDOCSIS 3.0
2014 Raundi i dytë i blerjeve të kabllorëve lokal televiziv dhe i operatorëve të internetit
2015 Numri i kanaleve televizive arrin në 125.
2016 Zgjerimi i rrjetit në viset rurale (rreth 98% e territorit të Kosovës)