Kompania Kujtesa njofton të gjithë klientët e saj se po vazhdon me fazën e radhës të modernizimit të platformës televizive. Si pjesë e këtij plani për të sjellë përmbajtje më inovative, lista e kanaleve tona do të pësojë disa modifikime strukturale.
Në kuadër të këtij përditësimi, ju informojmë se transmetimi i kanaleve CineStar do të ndërpritet së shpejti në rrjetin tonë. Ky vendim është marrë pas një analize të brendshme mbi kërkesat e tregut dhe strategjisë sonë të re për përmbajtje ekskluzive.
Kujtesa është e angazhuar maksimalisht që hapësira e liruar të plotësohet me kanale që ofrojnë kualitet më të lartë figure (HD/4K) dhe programe që përkojnë me interesat e audiencës sonë besnike. Ne mbetemi lider në ofrimin e argëtimit dhe po punojmë që ky ndryshim të pasohet me prurje të reja shumë shpejt.
Ju falënderojmë që zgjodhët Kujtesën.