Pasurohet platforma e Kujtesës me 26 kanale të reja eksluzive.

12 Tetor 2018

Kujtesa, si njëra nga platformat më të suksesshme televizive në Kosovë dhe me kanalet më kualitative, pasuron platformën e saj me kanale të reja.

Njëzet e gjashtë (26) kanale të reja televizive nderkombëtare të filmave, argëtimit, sportit, muzikë dhe programeve për të rritur I janë shtuar ofertës televizive të rrjetit kabllor televiziv të Kujtesës.

Shtimi i këtyre kanaleve pasuron ofertën kabllore të Kujtesës me mbi 180 kanale televizive, shumica prej të cilave transmetohen ekskluzivisht përmes rrjetit të Kujtesës.

Kanalet e reja që abonuesit e Kujtesës do të mund ti shikojnë tani janë:
FilmBox Premium, FilmBox Extra, FilmBox Plus, FilmBox Arthouse, DocuBox HD, Fast and Fun HD, Fight Box HD, Gametoon, 360 Tonebox dhe Fashion Box.

Mirëpo, për adhuruesit e filmave më të ri, kualitativ dhe atraktiv, Kujtesa sjellë edhe kanalet e kompletuara të platformës TRING, të cilat janë: Jolly HD, 3Plus, Tring Kids, Tring Super, Tring Fantasy, Tring Sport News, Tring International, Fax News, Apollon TV dhe shumë të tjera.

Në këto kanale do të keni mundësinë të ndiqni prodhimet më të reja të hollivudit, aktorët  më të suksesshëm dhe serialet më të reja, festivalet më të njohura si: Sundance, Roterdam, Venecia, Berlinale etj.

Adhuruesit e adrenalinës, do të mund të ndjekin lloje të ndryshme të sporteve ekstreme si: Gara me makina, motocross, surfing, snowboarding, skateboarding, wakeboarding, bouldering, BMX, FMX, skydiving, ski dhe shumë më tepër. Kulturë botërore, fauna, historia, shkenca popullore, dhe më shumë. Dokumentarë, filmime që të lë pa frymë, me pamje të lartë dhe përmbajtje bindëse, ngjarjet më të fundit në botën e modës, dhe muzikë 24/7.

Kujtesa do të vazhdojë të sjellë risi dhe kanale të reja vazhdimisht me qëllim të plotësimit të kërkesave dhe nevojave të abonuesve, sepse ata janë pika kryesore e kompanisë.