Scroll down
Page Image

Kushtet e
përdorimit

I nderuar vizitor,

Ju falenderojmë që po vizitoni faqen tonë të internetit. Privatësia juaj është shumë e rëndësishme për ne. Ky dokument përbën Politikën e Privatësisë (“këtu e më tutje “Politika”). Përmes hyrjes në këtë faqe interneti, ju konfirmoni se keni lexuar, bini dakord me dhe pranoni parashikimet e kësaj Politike. Qëllimi i kësaj Politike është njohja nga ana e vizitorëve (Klientë dhe joklientë) të Faqes të kushteve të përdorimit të kësaj Faqeje si dhe njohja nga ana e Klientëve të KUJTESA NET e masave të marra nga KUJTESA NET për mbrojtjen dhe përpunimin e të dhënave të tyre personale. Kjo Faqe rregullohet nga ligji i Republikës së Kosovës. Kjo Politikë mund të ndryshojë dhe përditësohet në të ardhmen, megjithatë në asnjë rast nuk do të kufizohen të drejtat e garantuara nga Ligji Nr. 03/L-172, datë 31.05.2010 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Është përgjegjësia juaj të lexoni dhe të jeni në dijeni të versionit në fuqi të Politikës.

Kjo Politikë tregon çfarë duhet të prisni kur KUJTESA NET mbledh të dhënat tuaja personale. Kjo vlen për informacionin e mbledhur në lidhje me:

  • Klientët e KUJTESA NET;
  • Vizitorët e kësaj Faqeje;
  • Kandidatët për punësim pranë KUJTESA NET.

Kjo faqe interneti (“këtu e më tutje “Faqja”) që po vizitoni është faqja zyrtare dhe e vetme e shoqërisë Kujtesa Net sh.p.k. (këtu e më tutje “KUJTESA NET”). Kjo Faqe ofron informacion për çdo vizitor, klient apo joklient i KUJTESA NET, mbi produktet dhe shërbimet e ofruara nga KUJTESA NET. Këto produkte dhe shërbime të paraqitura në këtë Faqe ofrohen sipas kushteve përkatëse të përdorimit (“Kushtet e Përgjithshme të Përdorimit të Shërbimit KUJTESA NET”).

KUJTESA NET, shoqëri me përgjegjësi të kufizuare regjistruar në Agjensinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës me numër regjistrimi 70249238 dhe me numër fiskal 600105226, me seli në adresen Rr. Ukshin Hoti, Nr 31,33,35, 10000 Prishtinë, Republika Kosovës.

1. INFORMACION I PËRGJITHSHËM

1.1 Qëllimi i kësaj Politike është përcaktimi dhe sqarimi i politikës së privatësisë së ndjekur nga KUJTESA NET lidhur me përdorimin e Faqes së saj si dhe lidhur me të dhënat personale të Klientëve (që nuk merren përmes Faqes).

1.2 Përmbajtja e kësaj Faqeje është destinuar vetëm për informacion. Hyrja në këtë Faqe është pa pagesë. Një lidhje me një faqe tjetër nuk tregon miratim të asaj faqeje apo të përmbajtjes së saj. Ju jeni përgjegjës për informacionet, opinionet dhe/ose rekomandimet e ofruara nga këto faqe të palëve të treta, si dhe për informimin mbi kushtet e privatësisë së këtyre faqeve.

1.3 Vizitorët e kësaj Faqeje mbeten anonimë. KUJTESA NET nuk merr apo mbledh të dhëna personale përmes Faqes së saj, pra ne nuk mbledhim informacion për identifikimin personal të individit tuaj, përveç se në rastin kur ju e dërgoni atë me vullnetin tuaj. Ne mbledhim vetëm informacion të përgjithshëm për vizitorët, si për shembull: sa vizitorë kanë vizituar Faqen tonë, apo cilat rubrika të saj janë klikuar më tepër. Ju mund të dërgoni të dhënat tuaja specifike nëse dërgoni email në adresën e postës elektronike të vënë në dispozicion nga KUJTESA NET. Ky informacion do të përdorët vetëm në përputhje me qëllimin për të cilin ai është dërguar (ankesë apo kërkesë për informacion).

1.4 Në momentin e nënshkrimit të Formularit të Regjistrimit dhe të Kushteve të Përgjithshme të Shërbimit KUJTESA NET, Klienti konfirmon plotësimin dhe vërtetësinë e informacionit të dhënë dhe jep miratimin e tij për procesimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë prej tij, si dhe për njoftime promocionale me mjete të ndryshme komunikimi (psh.telefon, e-mail). Të dhënat personale grumbullohen, përpunohen dhe ruhen në përputhje të plotë me parashikimet e Ligjit dhe me legjislacionin përkatës në fushën e të dhënave personale. Këta veprime kryhen sipas parimit të respektimit dhe të garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të së drejtës së ruajtjes së jetës private.

1.5 Të dhënat personale të Klientëve janë një çështje e një rëndësie të lartë për KUJTESA NET, dhe KUJTESA NET ka marrë të gjitha masat teknike dhe organizative për mbrojtjen dhe ruajtjen e tyre dhe për zbatimin e të gjitha detyrimeve që burojnë nga kuadri ligjor në fuqi për të dhënat personale. KUJTESA NET dëshiron të vërë në vëmendje të çdo Klienti që KUJTESA NET zbaton një sistem sigurie të standardeve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave personale të Klientëve, në përputhje të plotë me legjislacionin në fushën e mbrojtjes të të dhënave personale. KUJTESA NET përdor masat e duhura të sigurisë për të mbrojtur të dhënat nga manipulimi, humbja, shkatërrimi dhe aksesi apo përhapja e paautorizuar, duke përdorur ndër të tjera, fjalën e fundit të teknologjisë. Dëshirojmë të qartësojmë të gjithë subjektet e të dhënave se informacioni i dhënë prej tyre përpunohet nga KUJTESA NET vetëm për qëllimet e realizimit të Shërbimit KUJTESA NET, me pëlqimin e Klientit dhe në përputhje me legjislacionin e Republikës së Kosovës. Në kuadër të zbatimit të këtyre masave, KUJTESA NET ka miratuar dhe zbaton Rregulloren e saj të Brendshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Informacionit Konfidencial, e cila përcakton parimet e përgjithshme dhe masat organizative dhe teknike, si dhe lidhur me personelin, për mbrojtjen, ruajtjen, sigurinë dhe administrimin e të dhënave personale. Ajo zbatohet për të gjitha të dhënat personale të përpunuara nga KUJTESA NET në përputhje me Ligjin. Përpunimi i të dhënave bëhet në përputhje me Kushtetutën, Ligjin, si dhe me misionin e KUJTESA NET që është garantimi i mbrojtjes së të dhënave personale të Klientëve, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut.

2. PËRKUFIZIME

2.1 “Klient” është çdo person i cili ka aktivizuar Shërbimin KUJTESA NET duke u paraqitur pranë degëve të KUJTESA NET për plotësimin e Formularit të Regjistrimit dhe nënshkrimin e Termave dhe Kushteve të Përgjithshme të Shërbimit KUJTESA NET.

2.2 “Ligji” do të thotë ligji Nr. 03/L-172, datë 31.05.2010 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

2.3 “Pëlqim i subjekteve të të dhënave” do të thotë çdo deklaratë me shkrim, e dhënë shprehimisht me vullnet të plotë e të lirë dhe duke qenë në dijeni të plotë për arsyen pse të dhënat do të përpunohen, çka nënkupton që subjekti i të dhënave pranon që të përpunohen të dhënat e tij.

2.4 “Përpunim i të dhënave personale” do të thotë çdo veprim ose grup veprimesh, të cilat janë kryer mbi të dhënat personale, me mjete automatike ose jo, të tilla si mbledhja, regjistrimi, organizimi, ruajtja, përshtatja ose ndryshimi, rikthimi, konsultimi, shfrytëzimi, transmetimi, shpërndarja ose ndryshe duke vënë në dispozicion, shtrirja ose kombinimi, fotografimi, pasqyrimi, hedhja, plotësimi, seleksionimi, bllokimi, asgjësimi ose shkatërrimi.

2.5 “Subjekt i të dhënave personale” do të thotë çdo person fizik, të cilit i përpunohen të dhënat personale, sipas kuptimit që i jep Ligji.

2.6 “Të dhëna personale” do të thotë çdo informacion në lidhje me një person fizik, të identifikuar ose të identifikueshëm, direkt ose indirekt, në veçanti duke iu referuar një numri identifikimi ose një a më shumë faktorëve të veçantë për identitetin e tij fizik, fiziologjik, mendor, ekonomik, kulturor apo social.

2.7 “Të dhëna sensitive” do të thotë çdo informacion për personin fizik, që ka të bëjë me origjinën e tij, racore ose etnike, mendimet politike, anëtarësimin në sindikata, besimin, fetar apo filozofik, dënimin penal, si dhe të dhëna për shëndetin dhe jetën seksuale.
Përsa i përket termave të përdorur në këtë Politikë që nuk janë papërfshirë më sipër, do të zbatohen përkufizimet dhe parashikimet e Ligjit.

3. TË DHËNAT PERSONALE QË PËRPUNOHEN NGA KUJTESA NET

3.1 KUJTESA NET përpunon të dhënat personale të Klientëve të saj, që përfshijnë emër, mbiemër, datëlindje, numër të dokumentit të identifikimit, adresë, numër telefoni, email dhe numër të llogarisë bankare (vetëm në rastet kur pagesa bëhet Online). Këto të dhëna merren nga KUJTESA NET përmes regjistrimit dhe aktivizimit të Shërbimit KUJTESA NET, dhe përpunohen nga KUJTESA NET vetëm në funksion të realizimit dhe përdorimit të Shërbimit KUJTESA NET. Përdorimi i të dhënave personale për dërgimin e mesazheve informuese apo informacionit komercial Klientëve rreth shërbimeve KUJTESA NET bëhet vetëm me pëlqimin paraprak të Klientit.

3.2 KUJTESA NET nuk mbledh dhe nuk përpunon të dhëna sensitive.

3.3 Përsa i përket Faqes, të vetmet të dhëna që shkëmbehen përmes website të KUJTESA NET janë email/et dhe/ose emrat e vizitorëve/Klientëve që zgjedhin të kontaktojnë KUJTESA NET me dëshirë, pra vullnetarisht. Të gjithë email-et fakultative dhe të dërguara në adresen/at e specifikuara në website-n e KUJTESA NET nënkuptojnë marrjen e adresës/emailit të dërguesit që nevojitet për të kthyer përgjigje si dhe marrjen e çdo të dhëne tjetër personale që përmban emaili, të dhënë vullnetarisht nga vizitori/Klienti, nëse përmban të tilla. Lidhur me vizitorët e Faqes, KUJTESA NET mbledh vetëm informacione standarde që kanë të bëjnë me klikimin e rubrikave në këtë Faqe. Ky Informacion mblidhet për qëllime statistikore dhe studimi (për të treguar qasjen e vizitorëve, për të parë se cilat rubrika janë më interesante për vizitorët). KUJTESA NET nuk bën asnjë përpjekje dhe nuk mbledh asnjë informacion për identifikimin e vizitorëve. KUJTESA NET nuk përdor (dhe nuk lejon ndonjë palë të tretë) mjete statistikore analitike për të ndjekur ose për të mbledhur informacione personale që i bëjnë të identifikueshëm vizitorët e Faqes tonë. Ne nuk lidhim asnjë të dhënë të grumbulluar nga Faqja me ndonjë të dhënë personale që e bën vizitorin të identifikueshëm nga çdo burim që të vijë, si pjesë e përdorimit tonë.

3.4 Përmes Faqes së saj, KUJTESA NET nuk mbledh apo ruan cookies. Pra, cookies nuk përdoren për transmetimin apo marrjen e të dhënave personale, dhe asnjë cookie e çfarëdo lloji nuk përdoret për të ndjekur vizitorët e Faqes.

4. PARIMET E PËRGJITHSHME TË PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE PERSONALE

4.1 Të dhënat personale të Klientëve përdoren vetëm për qëllimet e ofrimit të Shërbimit KUJTESA NET, apo për zgjidhjen e ankesave/kërkesave të Klientëve. Të dhënat personale trajtohen me instrumenta të automatizuara vetëm për kohën që nevojiten për përmbushjen e qëllimeve për të cilat janë mbledhur. Masa të caktuara sigurie zbatohen për të parandaluar humbjen e të dhënave, përdorimin e paligjshëm dhe të padrejtë si dhe ndërhyrjet e paautorizuara. Të dhënat personale mbahen të sigurta dhe nuk keqpërdoren apo korruptohen në asnjë mënyrë. Siguria nuk ka të bëjë vetëm me marrjen e masave fizike, por gjithashtu ka të bëjë me organizimin e punës, në mënyrë të tillë që rreziku të minimizohet. KUJTESA NET ndërmerr gjithë hapat e nevojshëm si dhe garanton që stafi është i ndërgjegjësuar dhe i trajnuar rreth nevojës së sigurisë dhe përforcimit të saj. Niveli i sigurisë merr parasysh natyrën e të dhënave të cilat përpunohen, konsideron vlerën e të dhënave personale dhe dëmet që mund të shkaktohen nga përdorimi i tyre nga persona të paautorizuar, nga humbja apo shkatërrimi, konsideron mundësitë teknologjike dhe kostot e kërkuara për t’i implementuar ato. Përpunimi i të dhënave personale të subjekteve (personave fizikë) bazohet në kriteret e përcaktuara në Nenin 3 të Ligjit: Të dhënat personale përpunohen vetëm:

  • Të dhënat personale përpunohen në mënyrë të paanshme dhe të ligjshme pa e cenuar dinjitetin e subjekteve të të dhënave.
  • Të dhënat personale duhet të jenë adekuate, relevante dhe nuk duhet t’i tejkalojnë qëllimet për të cilat ato janë grumbulluar dhe/ose përpunuar më tutje.
  • Të dhënat personale grumbullohen vetëm për qëllime të caktuara, të qarta dhe legjitime dhe nuk mund të përpunohen më tutje në kundërshtim me këto qëllime, përveç nëse nuk është e paraparë ndryshe me ligj.
  • Të dhënat personale duhet të jenë të sakta dhe të përditësuara. Para grumbullimit të të dhënave personale, kontrolluesi i të dhënave verifikon saktësinë e të dhënave personale duke e kontrolluar ndonjë dokument të identifikimit ose çfarëdo dokumenti tjetër publik të përshtatshëm të subjektit të të dhënave.
  • Të dhënat personale mund të ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për arritjen e qëllimit për të cilin janë grumbulluar ose përpunuar më tutje. Me rastin e përmbushjes së qëllimit të përpunimit, të dhënat personale do të asgjësohen, fshihen, shkatërrohen, bllokohen ose bëhen anonime, përveç nëse është paraparë ndryshe me Ligjin për Lëndën Arkivore dhe Arkivat ose me ndonjë ligj tjetër përkatës.

4.2 Gjatë përdorimit/vizitës së kësaj Faqeje nga kushdo vizitor, nuk merren të dhëna personale të tyre, përveç rastit nëse vizitori zgjedh të kontaktojë KUJTESA NET përmes postës elektronike duke ofruar vullnetarisht të dhëna personale (psh. e-mail, apo emër). Të dhënat personale (nëse ka të tilla) të vizitorëve të Faqes përdoren vetëm për kthimin e përgjigjes ndaj kërkesës së tyre.

4.3 Mbrojtja dhe përpunimi i të dhënave personale të Klientëve bazohet:

  • në përpunimin në mënyrë të ndershme, drejtë dhe të ligjshme;
  • në grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë e legjitime dhe në përpunimin në përputhje me këto qëllime;
  • në mjaftueshmërinë e të dhënave, të cilat duhet të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim;
  • në saktësinë që të dhënat duhet të kenë dhe, kur është e nevojshme, ato duhet të përditësohen. Në këtë kontekst duhet ndërmarrë çdo hap i arsyeshëm për të fshirë apo korrigjuar të dhëna të pasakta apo të paplota, në lidhje me qëllimin për të cilin janë mbledhur apo për të cilin përpunohen më tej;
  • në mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë, por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar ose përpunuar më tej.

Të dhënat personale përpunohen nga KUJTESA NET vetëm pasi Klienti ka dhënë pëlqimin përkatës nëpërmjet firmosjes së Formularit të Regjistrimit dhe Termave dhe Kushteve të Përgjithshme të Shërbimit KUJTESA NET.

4.4 Mbrojtja e të dhënave personale garantohet me përpunimin e tyre në mënyrë të ndershme, të drejtë dhe të ligjshëm nga KUJTESA NET për përmbushjen e detyrimeve kontraktuale apo ligjore të KUJTESA NET që rrjedhin prej Kushteve të Përgjithshme të Shërbimit KUJTESA NET dhe kuadrit ligjor në fuqi, si dhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj klientëve.

4.5 Klientët e KUJTESA NET kanë të gjitha të drejtat që u njihen nga Ligji.

4.6 Pëlqimi i Klientit. Ofruesi i Shërbimit merr pëlqimin paraprak me shkrim të Klientit të cilit i përpunohen të dhënat personale. Klienti ka të drejtë të tërheqë pëlqimin e tij për sa më sipër.

4.7 Klienti konfirmon plotësimin dhe vërtetësinë e informacionit të dhënë, dhe deklaron gjithashtu se ka plotësuar në mënyrë korrekte dhe të vërtetë të tërë informacionin të kërkuar. Subjekti i të dhënave personale është përgjegjës për plotësimin, përditësimin e të dhënave të regjistruara për të siguruar që informacioni është përditësuar vazhdimisht dhe në mënyrë të plotë, duke u paraqitur personalisht pranë degëve të KUJTESA NET. Gjithashtu, me dërgimin e informacionit te KUJTESA NET, Klienti deklaron se jep miratimin e tij për procesimin e mëtejshëm të informacionit nga KUJTESA NET.

4.8 Detyrimi i KUJTESA NET për ruajtjen e konfidencialitit të të dhënave personale të Klientit do të mbetet në fuqi edhe pas ndërprerjes së marrëdhënies midis KUJTESA NET dhe Klientit.

5. TË DREJTAT E SUBJEKTIT TË TË DHËNAVE PERSONALE

5.1 Subjektet e të dhënave personale kanë të gjitha të drejtat e njohura nga Ligji.

5.2 E drejta për akses dhe informacion
Në çdo moment, Klienti ka të drejtën që nëpërmjet një kërkese drejtuar KUJTESA NET, të aksesojë të dhënat e tij personale si dhe të kërkojë korrigjimin e tyre. Çdo person ka të drejtë pa pagese që, me kërkesë me shkrim, të marrë nga Ofruesi i Shërbimit:

  • konfirmimin nëse të dhënat personale po i përpunohen ose jo, informacion për qëllimin e përpunimit, për kategoritë e të dhënave të përpunuara dhe për marrësit e kategoritë e marrësve, të cilëve u përhapen të dhënat personale;
  • në një formë të kuptueshme, të dhënat personale dhe informacionin e disponueshëm për burimin e tyre;
  • në rastet e vendimeve automatike, informacion për logjikën e përfshirë në vendimmarrje;
  • të marrë një kopje të të dhënave të tij;
  • të dijë burimin e të dhënave, nëse nuk vjen në kundërshtim me interesin publik.

Informacioni për të dhënat komunikohet në formën, në të cilën ishin në kohën kur është bërë kërkesa.
Ofruesi i Shërbimit, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës, informon subjektin e të dhënave ose i shpjegon atij arsyet e mosdhënies së informacionit dhe me të drejtën e tij/saj për t’u ankuar te Komisioneri në lidhje me refuzimin ose për të paraqitur kërkesën për të kontrolluar përjashtimin në rastin konkret. Përgjigja në çdo rast dërgohet në adresën e kërkuar nga vetë kërkuesi.

5.3 E drejta për të kërkuar bllokimin, korrigjimin ose fshirjen
Çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të kërkojë bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave pa pagese, kur vihet në dijeni se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me Ligjin. Ofruesi i Shërbimit, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës së subjektit të të dhënave, duhet ta informojë atë për përpunimin e ligjshëm të të dhënave, kryerjen ose moskryerjen e bllokimit, korrigjimit apo të fshirjes. Kur Ofruesi i Shërbimit nuk bën bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave të kërkuara prej tij, subjekti i të dhënave ka të drejtë të ankohet te Komisioneri.

5.4 Vendimmarrja automatike
Çdo person ka të drejtë të mos jetë subjekt i vendimeve, të cilat shkaktojnë efekte ligjore për të ose ndikojnë në mënyrë të rëndësishme tek ai dhe kur vendimi është bazuar vetëm në përpunimin automatik të të dhënave, që synojnë të vlerësojnë disa aspekte personale, që lidhen me të, veçanërisht, efektivitetin në punë, besueshmërinë ose sjelljen. Një person mund të jetë subjekt i një vendimi të marrë, sipas paragrafit më sipër, kur vendimi:

  • është marrë gjatë lidhjes ose zbatimit të një kontrate, nëse kërkesa e paraqitur nga subjekti i të dhënave për lidhjen ose zbatimin e kontratës është përmbushur, ose nëse ka masa të përshtatshme për të mbrojtur interesat e tij të ligjshëm, të tillë si mundësi që e lejojnë atë të parashtrojë pikëpamjet e tij;
  • autorizohet nga një ligj, i cili, gjithashtu, parashikon masa për të mbrojtur interesat e ligjshëm të subjektit të të dhënave.

5.5 E drejta e subjektit të të dhënave për të kundërshtuar
Subjekti i të dhënave ka të drejtë pa pagese të kundërshtojë në çdo kohë përpunimin e të dhënave rreth tij, përveç kur parashikohet ndryshe me ligj. Ai ka të drejtë t’i kërkojë KUJTESA NET të mos fillojë ose, nëse përpunimi ka filluar, të ndalojë përpunimin e të dhënave personale, që lidhen me të, për qëllime të tregtimit të drejtpërdrejtë si dhe të informohet përpara përhapjes për herë të parë të të dhënave personale për këtë qëllim.

5.6 E drejta për t’u ankuar
Çdo person, që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë Komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Në rast se subjekti i të dhënave ka bërë ankim, Ofruesi i Shërbimit nuk kanë të drejtë të ndryshojnë të dhënat personale deri në dhënien e vendimit përfundimtar.

5.7 E drejta për kompensimin e dëmit
Çdo person, të cilit i është shkaktuar një dëm, si rezultat i përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale, ka të drejtë të kërkojë kompensim, sipas rregullave të përcaktuara në Kodin Civil.

5.8 Çfarëdo lloj kërkese e Klientit lidhur me të dhënat personale apo nëse mendoni se privatësia juaj është shkelur duhet të adresohet në info@kujtesa.com ose të dërgohet pranë KUJTESA NET: Rr Ukshin Hoti Nr.33 Prishtinë, Republika Kosovës. Në rast mosdhënie informacioni, KUJTESA NET do t’i shpjegojë Klientit arsyet e mosdhënies së informacionit. Në çdo rast, subjekti i të dhënave personale ka të drejtë të ankohet te organet perkatse.

6. KËRKESAT PËR INFORMACION DHE ANKESAT

6.1 Kërkesa për informacion mbi produktet dhe shërbimet KUJTESA NET përpunohet nga Departamenti i Marketingut i KUJTESA NET. Nëse Klienti dërgon ankesa te email-i i KUJTESA NET, me zgjidhjen e tyre do të merret Departamenti i Marketingut, Sektori i Ankesave ndaj Klientëve. Dërgimi i CV-ve për aplikim për punësim nga KUJTESA NET përpunohet nga Departamenti i Burimeve Njerëzore i KUJTESA NET. Kur persona aplikojnë për t’u punësuar pranë KUJTESA NET, ne përdorim informacionin për proçesin e aplikimit të tyre. Kur ne dëshirojmë t’i përhapim të dhënat një pale të tretë, për shembull, kur ne duam të marrin një referencë, ne nuk e bëjmë këtë, pa i informuar subjektet më parë.

Të dhënat personale në lidhje me aplikantët e pasuksesshëm mbahen për nje kohë te caktur, pasi konkursi i rekrutimit ka përfunduar, e më pas shkatërrohen ose fshihen. Për të dhënat personale të aplikantëve zbatohen të njëjtat masa mbrojtjeje për të dhënat personale të Klientëve të parashikuar nga kjo Politikë dhe Rregullorja e Brendshme e KUJTESA NET për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Informacionit Konfidencial.

6.2 Nëse ju mendoni se privatësia juaj është shkelur ju mund të na kontaktoni në çdo kohë. Stafi ynë do të jetë i gatshëm tju ofrojë ndihmën e kërkuar.

6.3 KUJTESA NET do t’i përgjigjet çdo kërkese apo ankese brenda 60 ditësh nga data e marrjes së saj. Përgjigjja do të jetë me shkrim në adresën prej së cilës ka ardhur kërkesa apo ankesa. KUJTESA NET do të mbajë dhe ruajë një dosje të ankesave, kërkesave apo sugjerimeve të marra nga Klientët ose joklientët, si dhe të përgjigjeve të dhëna.

6.4 Procedura e trajtimit të ankesave
a. Në momentin e nënshkrimit të Termave dhe Kushteve të Përgjithshme të Shërbimit KUJTESA NET, Klienti do të vihet në dijeni të numrit të telefonit që e lidh menjëherë me call center-in e KUJTESA NET.
b. Klienti do të presë në linjë deri sa operatori i parë të jetë i disponueshëm për t’u përgjigjur.
c. Në momentin që operatori është i lirë për t’iu përgjigjur kërkesave të Klientit, ai do të identifikojë qëllimin e telefonatës, për t’i shërbyer sa më mirë Klientit:

a) Kërkesë për informacion;
b) Kërkesë për dokumentacion;
c) Kërkesë për ndihmë;
ç) Ankesë.
d) Në rast se telefonata e Klientit lidhet me një kërkesë dhe jo me një ankesë, atëherë operatori do të shënojë kërkesat e Klientit, si dhe emrin, numrin e telefonit, apo adresën e-mail, dhe do të njoftojë Klientin se personi i duhur do ta kontaktojë sa më shpejt të jetë e mundur në lidhje me kërkesën e tij. Në çdo rast, Klienti do të marrë përgjigje për kërkesën e tij jo më vonë se 60 ditë nga data e paraqitjes së saj.

d. Strukturat përgjegjesë për trajtimin e ankesave të Klientëve të KUJTESA NET do të krijojnë dosje për trajtimin dhe mirëmbajtjen e çdo ankese nga Klienti, qoftë e shprehur me shkrim apo nëpërmjet telefonit, në përputhje me politikën tonë të ruajtjes së të dhënave personale.

7. MBROJTJA, PËRPUNIMI DHE RUAJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE

7.1 Të gjithë të dhënat personale të mbledhura do të ruhen në mënyrën e duhur gjatë periudhës së tyre të ruajtjes dhe do të shkatërrohen pas periudhës së përcaktuar bazuar në limitin kohor të vendosur në Ligj. KUJTESA NET përdor teknika të avancuara dhe moderne për të ruajtur bazat e të dhënave dhe sistemet e saj kompjuterike. Gjithashtu ne kujdesemi që transferimi dhe ruajtja e të dhënave të bëhet me masa të plota sigurie në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës.

7.2 KUJTESA NET garanton subjektet e të dhënave personale se të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllimet e përdorimit dhe funksionimit të Shërbimit KUJTESA NET duke marrë të gjitha masat fizike, teknike dhe operacionale për ruajtjen e konfidencialitetit, si dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi apo edhe shpërndarja e paautorizuar në përputhje me Ligjin. KUJTESA NET përdor teknologjinë më bashkëkohore për të ruajtur dhe siguruar në mënyrë elektronike dhe fizike të dhënave personale të Klientëve dhe informacionet që disponon, si dhe për të ndaluar hyrjen e paautorizuar në të dhënat dhe informacionin përmes masave përkatëse. Këto masa të marra nga KUJTESA NET parashikohen në Rregulloren e saj të brendshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Informacionit Konfidencial. Të gjithë punonjësit e KUJTESA NET nënshkruajnë deklaratën e konfidencialitetit, sipas legjislacionit për të dhënat personale.

7.3 Masat e marra për përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave personale:

  • Identifikimi, listimi dhe përditësimi i të dhënave personale që merren, grumbullohen, përpunohen dhe ruhen, si dhe i depozituesve të të dhënave personale dhe informacionit dhe vendndodhjes së tyre;
  • Akses i kufizuar në datacenterat dhe në dhomat e serverave;
  • Organizimi i auditit për masat e marra për ruajtjen e të dhënave personale;
  • Zbatimi i politikës së “Tavolinave të pastra”;
  • Zbatimi i politikës së sigurisë së ambienteve;
  • Zbatimi i procedurave për nxjerrjen e pajisjeve elektronike;
  • Zbatimi i procedurave për mbajtjen e regjistrimeve lidhur me modifikimet, shkatërrimet dhe transferimet e të dhënave gjatë përpunimit të tyre;
  • Zbatimi i procedurave për vazhdimësinë e biznesit në rast incidentesh dhe të shkeljes së sigurisë;
  • Zbatimi i procedurave strikte të konfidencialitetit me bashkëpunëtorët;
  • Zbatimi i politikës së përdorimit të pranueshëm të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit;
  • Zbatimi i procedurave për eliminimin e dosjeve (në letër dhe elektronike) që përmbajnë të dhëna personale;
  • Trajnimi i stafit lidhur me procedurat e Politikës;
  • Zbatimi i udhëzimeve për të dhënat personale në letër: kufizimi i aksesit vetëm në personat që kanë arsye t’i aksesojnë, kyçjen e dosjeve, nxjerrja jashtë përdorimit apo eliminimi i dosjeve në mënyrën e duhur, etj;
  • Zbatimi i udhëzimeve për të dhënat personale kur përfshihet përdorimi i pajisjeve elektronike dhe software-ve: përdorimi i enkriptimit, përdorimi i email-eve të sigurta, ushtrimi i kontrolleve të vazhdueshme, etj.;
  • Zbatimi i udhëzimeve për aksesin nga larg: ruajtja në mënyrë qëndrore e të dhënave, moskopjimi i të dhënave në pajisje portabël, realizimi i aksesit nga larg përmes një linku të sigurtë të enkriptuar, zbatimi i kontrolleve të sigurisë dhe aksesit, parandalimi i kopjimit të të dhënave, përdorimi i teknologjisë së fshirjes automatike të dosjeve të përkohshme që mund të ruhen në pajisjen e aksesit nga larg, kontrolli i rreptë i pajisjeve që realizojnë aksesin nga larg, etj.;
  • Zbatimi i procedurave për pajisjet portabël: mbrojtja e tyre me fjalëkalim, kontrolli dhe kufizimi i aksesit në to, përdorimi i fjalëkalimeve dhe kodeve, mosruajtja e të dhënave personale në këto pajisje, dhe në rastet e rralla që lejohet ruajtja e tyre në to, përdorimi i enkriptimi është i detyrueshëm, bërja e vazhdueshme e backup-it, ushtrimi i kujdesit gjatë përdorimit të këtyre pajisjeve në publik, përdorimi i software-ve të licensuara, instalimi i antiviruseve, siguria fizike e pajisjeve, përdorimi i këtyre pajisjeve vetëm kur është e nevojshme dhe e domosdoshme, kufizimi i lidhjes së tyre me kompjuterët e shoqërisë, përdorimi i teknologjisë që lejon fshirjen nga larg të të dhënave në pajisjet portabël, etj.;
  • Zbatimi i procedurave të fjalëkalimeve të forta dhe të sigurta;
  • Transferimi i të dhënave, nëse ka të tillë, i enkriptuar;
  • Menaxhimi i shkeljeve në fushën e konfidencialitetit, dhe njoftimit të shkeljeve;
  • Zbatimi i legjislacionit përkatës;
  • Zbatimi i masave të përshkruara në Rregulloren e brendshme të KUJTESA NET për të Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Informacionit Konfidencial;
  • Trajnimi i personelit rreth masave që duhet të merren;
  • Informimi i Klientëve me masat që merren dhe të drejtat e tyre, dhe kontrolli i identitetit të tyre në rast kërkesash për ushtrim të të drejtave të tyre;
  • Bashkëpunimi i ngushtë dhe komunikimi i vazhdueshëm me Komisionerin;
  • Zbatimi i masave të sigurisë për mbrojtjen nga zjarri dhe mbrojtjen e ambienteve;
  • Zbatimi i angazhimit të konfidencialitetit të informacionit nga punonjësit e KUJTESA NET, gjatë dhe pas marrëdhënies së punës me KUJTESA NET, dhe nënshkrimi prejt tyre i Deklaratës të Konfidencialiteti;
  • Shkatërrimi i të dhënave të ruajtura, në përfundim të afatit të ruajtjes, kur nuk është parashikuar ndryshe nga legjislacioni në fuqi;
  • I bëhet kontroll i dyfishtë identitetit të personit që kërkon të shikojë të dhënat personale;
  • Modifikimi, korrigjimi, fshirja dhe transferimi i të dhënave personale dhe veprime të tjera në lidhje me të dhënat personale regjistrohen dhe dokumentohen;
  • Tregohet kujdes i veçantë në transmetimin e të dhënave personale dhe përpunimin e tyre në rrjet duke marrë masat e nevojshme për të garantuar që komunikimi të jetë i sigurt dhe të enkriptohet, aty ku është i nevojshëm;
  • Përcaktohen politika të qarta sigurie, në rastin e cënimit të sistemit;
  • Të dhënat mbrohen duke verifikuar përdoruesin dhe duke i lejuar akses vetëm individëve të autorizuar;
  • Informon Komisionerin për çdo dhunim të mundshëm derisa mund të ndërhyjë për të mbrojtur, nëse kjo kërkohet sipas legjislacionit;
  • Ka hartuar dhe zbaton procedura të shkruara për mbajtjen e regjistrimeve, lidhur me modifikimet, shkatërrimet dhe transferimet e të dhënave gjatë përpunimit të tyre. Procedurat parashikojnë përpunimin e të dhënave në mënyrë manuale dhe në mënyrë elektronike; etj.

7.4 Procedurat e brendshme të KUJTESA NET mundësojnë kontaktin me të dhënat personale vetëm të atyre punonjësve që e kanë të nevojshëm dhe të domosdoshëm këtë kontakt në bazë të ligjit dhe në bazë të pozicionit të punës që ushtrojnë në KUJTESA NET. Gjithashtu, KUJTESA NET detyron këdo që bie në kontakt me këto të dhëna, nëse ka të tillë, që t’i ruajë ato në mirëbesim dhe në zbatim të legjislacionit në fuqi. Gjithashtu, KUJTESA NET përdor teknologjinë më bashkëkohore për shkatërrimin e çdo informacioni në lidhje me të dhënat personale apo informacionin konfidencial, kur kjo kërkohet. Në çdo rast, KUJTESA NET informon menjëherë personat apo strukturat përgjegjëse në rast se dyshon apo njoftohet se është rrezikuar siguria e të dhënave personale. Gjithashtu KUJTESA NET, ka parashikuar dhe parashikon dispozitat përkatëse për mbrojtjen e të dhënave personale gjatë shkëmbimit të tyre, nëse do të ketë të tillë, bazuar në legjislacionin përkatës për mbrojtjen e të dhënave personale, vendimet dhe udhëzimet e Komisionerit dhe në Rregulloren e brendshme të KUJTESA NET për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Informacionit Konfidencial.

7.5 KUJTESA NET ka regjistruar emrin e domain-it të saj www.kujtesa.com në përputhje me kuadrin përkatës ligjor në fuqi.

8. PRONËSIA INTELEKTUALE

8.1 Kjo Faqe do të konsiderohet si një tërësi e pandashme. Informacioni që përmban ajo është rreptësisht për përdorim personal. Kopjimi apo transmetimi i tij nuk është i lejuar. Të gjitha të dhënat të përfshira në rubrikat e Faqes janë pronë e KUJTESA NET ose partnerëve e saj. Kopjimi, shfaqja apo shpërndarja e të gjitha ose një pjesë të përmbajtjes së kësaj Faqeje, përveç për qëllime personale, është e ndaluar me çdo mënyrë. Çdo moszbatim i këtij rregulli, përbën shkelje dhe mund të sjellë dënime civile dhe/ose penale. Është rreptësisht e ndaluar të përdoret ose kopjohet emri
“KUJTESA NET” dhe/ose logo e saj, individualisht ose së bashku, për çfarëdo qëllimi, dhe në veçanti për qëllime reklamimi, pa pëlqimin paraprak me shkrim të KUJTESA NET.

8.2 Shkarkimi apo kopjimi i informacioneve nga Faqja e KUJTESA NET nuk do të transferojë të drejtën e pronësisë për informacionin e sipërpërmendur. Ju nuk mund të kopjoni, qoftë tërësisht apo pjesërisht, të transmetoni, qoftë elektronikisht apo me mjete të tjera, modifikoni ose përdorni faqen e KUJTESA NET për qëllime publike ose tregtare, ose të krijoni lidhje me këtë Faqe, pa pëlqimin paraprak me shkrim të KUJTESA NET. Të dhënat e ofruara në Faqen e KUJTESA NET janë pronë ekskluzive e pronarëve të tyre përkatës.

9. KUSHTET E PËRDORIMIT TË FAQES www.kujtesa.com

9.1 Kushtet e mëposhtme të përdorimit zbatohen për Faqen e KUJTESA NET:
Pranimi i Kushteve të Përdorimit. Nëse ju nuk bini dakord më këto Kushte Përdorimi, ju lutem mos e përdorni këtë Faqe. Nëse e përdorni këtë Faqe, pranohet që ju keni rënë dakord me këto Kushte Përdorimi dhe me këtë Politikë Privatësie. KUJTESA NET rezervon të drejtën që të ndryshojë këto Kushte Përdorimi pa njoftim paraprak përmes përditësimit të tyre në Faqe. Ju duhet ta vizitoni këtë Faqe rregullisht për të rishikuar Kushtet e Përdorimit në fuqi.
Si të na kontaktoni. Kjo Faqe i përket dhe operohet nga KUJTESA NET me adresë Rr. Ukshin Hoti Nr.33 Prishtinë, Republika e Kosovës. Për çdo ankesë, pyetje apo korrespondencë të përgjithshme ju lutem kontaktoni në info@kujtesa.com
Markat dhe e drejta e autorit. Kjo Faqe, përmbajtja dhe materialet në të mbrohen nga e drejta e autorit, e drejta mbi markat, sekretet tregtare apo të drejta të tjera të pronësisë industriale apo intelektuale.
Përdorimi nga ana juaj i materialeve të përmbajtura në këtë Faqe. Përdorimi juaj i kësaj Faqeje i nënshtrohet këtyre Kushteve të Përdorimit dhe kësaj Politike Privatësie. Modifikimi apo përdorimi i materialeve të kësaj Faqeje për qëllime që nuk lejohen nga këto Kushte Përdorimi dhe kjo Politikë Privatësie mund të jetë një shkelje e të drejtave të autorit dhe/ose të pronësisë industriale dhe është i ndaluar. Ju mund të aksesoni dhe shfaqni materiale të kësaj Faqeje vetëm për qëllime jotregtare apo personale. Materialet e kësaj Faqeje nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, ngarkohen, postohen, transmetohen, shpërndahen apo të përdoren në çfarëdo mënyre tjetër përveç se nëse kjo autorizohet specifikisht prej nesh. Përdorimi i materialeve në website, aplikacione, shërbime apo media të tjera përveç Faqes është i ndaluar.

Ligji i zbatueshëm. Këto kushte përdorimi do të qeverisen nga dhe do të interpretohen dhe zbatohen sipas ligjit të Republikës së Kosovës.
Tërësia e Kushteve të Përdorimit. Nëse ndonjë prej parashikimeve të këtushme do të rezultojë i pazbatueshëm, nul apo në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, atëherë ai parashikim do të konsiderohet i ndarë nga këto kushte dhe nuk do të ndikojë në vlefshmërinë dhe zbatueshmërinë e parashikimeve të mbetura.

9.2 KUJTESA NET rezervon të drejtën e ushtrimit të të drejtave të pronësisë mbi informacionin e publikuar në www.kujtesa.com. Këtu ofrohen të dhëna dhe informacione lidhur me shërbimet e ofruara nga KUJTESA NET. Për këtë arsye, KUJTESA NET autorizon vizitorët e Faqes të përdorin këtë informacion sipas nevojave të tyre, duke mbajtur parasysh dhe duke përmbushur kushtet e mëposhtme:

  • Informacioni dhe të dhënat e publikuara në Faqen e KUJTESA NET konsiderohen të sakta dhe të besueshme, por KUJTESA NET rezervon gjithmonë të drejtën t’i ndryshojë dhe përditësojë këto informacione dhe të dhëna. Në këto raste, vizitori duhet t’u referohet gjithmonë informacioneve dhe të dhënave më të fundit;
  • KUJTESA NET nuk përgjigjet dhe nuk është përgjegjës për asnjë dëm të kujtdo lloji të cilat mund të rezultojnë nga përdorimi i informacionit të publikuar në Faqen e KUJTESA NET;
  • Informacionet e publikuara në Faqen e KUJTESA NET (duke përfshirë logot, imazhet, njoftimet për shtyp, newsletters, dokumentet, etj.) janë pronë e KUJTESA NET.

Kjo Politikë mbi përdorimin e Faqes dhe mbi mbrojtjen e të dhënave personale u hartua me qëllim për të qenë i qartë dhe i shkurtër. Në të nuk jepen detaje të plota të të gjitha aspekteve të mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale nga ana e KUJTESA NET. Megjithatë, ne jemi të gatshëm t’ju japim çdo informacion shtesë apo shpjegim të nevojshëm. Çdo kërkesë duhet të dërgohet në adresën e – mailit: info@kujtesa.com

Kjo Politikë hyn në fuqi me publikimin e saj në Faqen e KUJTESA NET.

Abonohu

Abonohu dhe përfito nga ofertat ekskluzive!

  • 0800 400 40 (FALAS)
    038 400 400

  • Adresa jonë Rr. Ukshin Hoti, #33