Scroll down
Article Image

Konkurs – Kujtesa shpallë konkurs për pranimin e 26 punëtorëve

Kompania Kujtesa shpallë konkurs për pranimin e 26 punëtorve.

Pozitat-26 Agjent/e të shitjes në teren, dhe të drejt aplikimi kanë të interesuarit nga këto qendra:

  • Prishtinë
  • Besianë
  • Kastriot
  • Drenas
  • Pejë
  • Gjakovë
  • Deqan
  • Prizeren
  • Ferizaj
  • Shtime
  • Lipijan
  • Gjilan

Detyrat dhe përgjegjësitë :

  • Hulumtimi i tregut dhe gjetja e klientëve të ri
  • Viziton klientët, promovon dhe shet produktet e Kujtesës për persona fizik.
  • Përfaqëson denjësisht Kujtesën tek publiku; qoftë në telefon apo në takime
  • Prezentimi i ofertave/çmimeve të Kujtesës
  • Bërja e kontratave me marrëveshje, , dhe përcjellja e punës së shërbimeve teknike deri në kyçjen e klientit në rrjet.
  • Kujdeset ndaj klientit ekzistues.

Kualifikimet:

  • Kandidatët duhet të kenë diplomë Universitare
  • Të posedojë aftësi udhëheqëse dhe të jetë analist i mirë;
  • Fleksibil dhe i përgatitur për tu adaptuar me ndërrimet eventuale në treg;
  • Të jetë energjik, të ketë iniciativë, kreativitet dhe aftësi të mira komunikimi.
  • Të posedoj aftësi të mira interpersonale;
  • Të ketë aftësi të mira kompjuterike në aplikacionet e MS Office.
  • Të ketë përvojë pune në shitje.
  • Njohuri të produkteve dhe shërbimeve të Kujtesës (e preferueshme)

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e përmendura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV-ne & çertifikatat e trajnimit të tyre ,në e-mail adresën elektronike në: hr@kujtesa.com.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën dhe qytetin për të cilën aplikoni. Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëpërmendura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit. Konkursi është i hapur deri më 26 Shkurt 2018.

Abonohu

Abonohu dhe përfito nga ofertat ekskluzive!

  • 0800 400 40 (FALAS)
    038 400 400

  • Adresa jonë Rr. Ukshin Hoti, #33