fbpx

Ligat më ekskluzive të sportit vetëm në Kujtesa.

12 Tetor 2018

Përveç kanaleve më ekskluzive të televizionit kabllor digjital, Kujtesa ofron llojllojshmëri të kanaleve të cilat plotësojne shijet dhe kërkesat e secilit anëtarë të familjes.

Mirëpo, sa I përket ndeshjeve dhe ligave më të rëndësishme, sportin do ta mbani në mend përmes Kujtesës.
Përseri, Kujtesa ka sigurar të drejat ekskluzive për transmetimin e ligave më të mëdha dhe të shikuara në botë, të cilat janë :

Champions League

Një nga garat më prestigjioze në botë për klubet në futbollin evropian. E luajtur nga klubet më të suksesshme të futbollit në Europë, ku zgjedhet vetëm një Kampionë.

Europa League

Gara e dytë më e rëndësishëm për klubet europiane, pas Liges së Kampionëve. Klubet kualifikohen në UEFA Cup duke u bazuar në performancën e tyre në ligat nacionale dhe garat e kupave.

Super Liga Turke

Süper Liga Turke është ligë profesionale turke për klubet e futbollit të Turqisë,  18 klube konkurojnë çdo vit, ku vendoset 1 kampion dhe 3 klubet promovohen ose largohen nga Liga.

Kupa e Mbretit – Copa Del Ray

Copa del Rey ose Kupa e Mbretit është një garë vjetore e kupës së futbollit për ekipet spanjolle të futbollit. Është vendi ku ekipet nga të gjitha divizionet e futbollit spanjoll luajnë dhe konkurrojnë kundër njëri-tjetrit për trofeun.

Këto liga transmetohen ne kanalet: KSport1, KSport2, KSport3, KSport4 si dhe KSport5 në platformën Kujtesa, të cilat I gjeni edhe në formatin High Definition.