Pyetje te Shpeshta

Pako speciale përfshin shërbimet e kombinuara të internetit dhe shërbimit kabllor ku ju mund të kombinoni përzgjedhjen tuaj të grupeve të kanaleve televizive dhe shpejtësinë e internetit të dëshiruar.

Platforma Kujtesa përfshin mbi 125 kanale televizive, 16 kanale televizive HD, 7 kanale sportive Kujtesa Sport dhe Eurosport dhe 4 kanale sportive Kujtesa Sport HD.

Platforma Kujtesa përfshin kanalet nacionale të Kosovës, kanalet lokale të Kosovës, kanale të përzgjedhura nga Shqipëria dhe Maqedonia, kanale të përzgjedhura ndërkombëtare dhe kanalet Sport.

Platforma Kujtesa përfshin kanale informative, kanale argëtuese, kanale muzikore, kanale për filma, kanale për dokumentarë, kanale për të rritur, dhe kanale sportive.

Të gjitha kanalet nacionale dhe lokale të Kosovës që kanë sinjal HD transmetohen me sinjal HD.  Po ashtu, të gjitha kanalet sportive KSport transmetohen me sinjal HD.

Pako speciale përfshin 7 kanale sportive Kujtesa Sport dhe Eurosport dhe 4 kanale sportive Kujtesa Sport HD.

Platforma sportive Kujtesa ofron përcjelljen e evenimenteve më të popullarizuara sportive përfshirë Liga e kampionëve, Europa Liga, NBA, Bundesliga, MLS, MotoGP, etj.

Po ashtu, kanalet nacionale të Kosovës ofrojnë ngjarje sportive të caktuara vendore dhe ndërkombtare.

Me rastin e nënshkrimit të një kontrate 1 vjeçare, ju liroheni nga pagesa për pajisje.  Ju merrni marrësin HD dhe Wireless modemin falas.

Për të përfituar nga çmimet speciale, ju duhet të nënshkruani kontratë 1 vjeçare.  Pagesën mund t’a bëni çdo muaj përmes debitimit direkt nga xhirollogaria juaj në datën e njejtë çdo muaj të dakorduar gjatë nënshkrimit të kontratës.  Po ashtu, mund të bëni pagesë mujore përmes kartelave bankare përfshirë TEB Starcard, BKT Prima apo Reiffeisen Bank.

Alternativa tjetër për të përfituar nga oferta është pagesa avans me të holla të gatshme për periudhën 1 vjeçare me rastin e nënshkrimit të kontratës.

Po.  Pagesën mund t’a bëni çdo muaj përmes debitimit direkt nga xhirollogaria juaj në datën e njejtë çdo muaj të dakorduar gjatë nënshkrimit të kontratës.  Po ashtu, mund të bëni pagesë mujore përmes kartelave bankare përfshirë TEB Starcard, BKT Prima apo Raiffeisen Bank.

Nëse nënshkruani kontratën për 1 vit përmes pakos speciale, ju do të paguani vetëm 13.50 Euro në muaj në vend të 18.00 Euro në muaj.  Për 1 vit do të kurseni gjithsej 54 Euro.

Nëse ju posedoni ndonjë nga kartelat bankare TEB Stardcard, BKT Prima apo Raiffaisen Bank, ju mund të realizoni pagesën përmes tyre.  Kujtesa ka marrëveshje ekzistuese me këto banka.  Ju do të paguani çdo muaj pa kamata shtesë apo pa shpenzime tjera bankare.  Kamatat dhe shpenzimet tjera bankare do të mbulohen nga Kujtesa.

Pagesën për shërbimet e Kujtesës mund t’a bëni çdo muaj përmes debitimit direkt nga xhirollogaria juaj në datën e njejtë çdo muaj të dakorduar gjatë nënshkrimit të kontratës.  Ju autorizoni bankën në të cilën keni xhirollogari personale për të realizuar pagesën mujore përmes transferit bankar automatik duke nënshkruar formularin përkatës në pikat e shitjes të kompanisë Kujtesa me rastin e nënshkrimit të kontratës për shërbime me kompaninë Kujtesa.  Kujtesa përcjell dokumentacionin përkatës në bankën përkatëse përfshirë autorizimin e nënshkruar, letërnjoftimin dhe numrin e xhirollogarisë personale.

Përparësitë e debitimit direkt përfshijnë çmimin më të volitshëm, mundësinë për të kursyer 54 Euro në vit, kursim në kohë dhe shpenzime duke mos patur nevojë për të vizituar pikat e shitjes të Kujtesës çdo muaj si dhe shërbimet e pandërprepa për 12 muaj rresht.

Po.  Në platformën Kujtesa mund të lidhen më shumë se një aparat televiz.  Pakot speciale përfshijnë lidhjet me një dhe dy aparate televizive.  Për të lidhur tre apo më shumë aparate televizive, na kontaktoni.

Po, TVSH prej 18% është e përfshirë në të gjitha çmimet e pakove të shërbimeve.