"Kombinati", vjen në K-Channel

Edhe një serial i ri vendor në platformën kabllovike në Kujtesa. Kësaj radhe aktorët më të shqyar të skenës së artit në Kosovë, vijnë në K-Channel me prodhimin javor të quajtur “Kombinati”.

“Kombinati” është një komedi e zhanrit Sitcom, e cila do të nis të transmetohet në K-Channel nga data 29 janar, në platformën kabllovike Kujtesa. Në këtë komedi në të cilën luajnë aktorët Leze Qena, Armond Morina, Yllka Gashi, Ilir Prapashtica, Luan Jaha, Valina Muçolli, Ylber Bardhi, e Armond Morina, bëhet fjalë për një kompani dikur e madhe dhe e sukseshme shoqërore, e cila ka mbetur vetëm një rrënojë e asaj çfarë ka qenë, por që edhe në gjendjen që është shfrytëzohet nga njerëzit e pushtetshëm.

Arbër Arifi, drejtor ekzekutiv i Kompanisë Kujtesa tha se “Platforma K” e Kujtesës është platforma e parë në Kosovë që ngërthen në vete gjithëherë produkte të reja dhe ekskluzive në Kosovë.

Sezoni i parë i serialit përmban 40 epizode dhe do të emetohet çdo të diel në ora 20:15 në K-Channel.

“Seriali, nëpërmes skenave komike të realizuara nga këta aktorë, do të thumbojë mentalitetin kundruall punës në përgjithësi, e në veçanti, përmes personazheve dhe problemeve të tyre, do të trajtojë, po ashtu me një qasje komike, përditshmërinë kosovare”, tha bashkëproducenti i serialit “Kombinati” Shkumbin Istrefi.

Istrefi, tha se iniciativën e Kujtesë si aktorë e kanë pritë me shumë kënaqësi dhe me shumë optimizëm, pasi televizioni K-Channel për herë të parë në Kosovë po bën hapa të tillë që krijojë kaq shumë produkte televizive vendore.

“Deri tash kanë pas shumë pak iniciativë për të prodhuar programe vendore dhe unë mendoj që komunitetit artistik po i hapet një derë e madhe e cila përveç punës do të ketë edhe kualitetin, meqë do të ketë edhe një konkurrencë përbrenda”, tha ai.

Seriali ka filluar përgatitjet para tre muajve, ndërsa aktorët janë shprehur të sigurtë se “Kombinati” do ta ketë një shikueshmëri të madhe.

Aktorja Leze Qena, tha se do të krijojnë një serial të pëlqyeshëm nga të gjitha shtresat, duke falendëruar kompaninë Kujtesa.

“E falenderoj Kujtesën që është kujtuar për ne”, tha aktorja e madhe e skenës shqipëtare Leze Qena.

Pas kësaj, skenaristi Armond Morina tha se aktorja Leze Qena e tha bukur që ‘Kujtesa është kujtuar”, pasi kasta e aktorëve të Kosovës njohin raste fare të rralla që të jenë të ftuar, sikur u ka ndodh nga K-Channel.

“Dhe ky është një sllogan i bukur. Kujtesa është kujtuar”, ka Morina.

Yllka Gashi, aktore në serialin “Kombinati” tha se aq sa është kënaqësi është edhe përgjegjësi e tyre që të ofrojnë për publikun kualitetin më të mirë të mundshëm, për çfarë ajo nuk dyshon, edhe nga fakti se ekipi i këtij seriali është në nivel të përgjegjësisë profesionale.

Ky serial dhe komplet “K Platforma” nga muaji qershor i këtij viti, përveç në Kosovë, do të mund të shikohet edhe në mbarë rruzullin tokësor, duke u transmetuar me teknologjinë më të re të kohës, ka premtuar drejtori i Kompanisë Kujtesa Arbër Arifi.

Gjatë rritjes së bizneseve të vogla, ato duhet të jenë në kontakt dhe përgjegjëse ndaj konsumatorëve të tyre, furnizues...
më shumë