

Pse Kujtesa?
Kujtesa përkushtohet për ofrimin e shërbimeve për nevojat e bizneseve dhe familjeve, dhe u ofron atyre zgjedhje me çmim të arsyeshëm që me precizitet përputhet me kërkesat e tyre dhe u ndihmon ta rrisin produktivitetin. Ne u ofrojmë konsumatorëve shërbime që bëjnë më të avancuar përvojën e tyre të mënyrës së jetesës, punës, mësimit dhe argëtimit, dhe në në vazhdimësi jemi duke përsosur kualitetin dhe sigurinë e performancës.
Veçantia e produkteve dhe shërbimeve tona
- Shërbimet e bazuara në IP, kualitative dhe të sigurta, kanë hyrë në gati çdo fushë dhe janë bërë pjesë e rëndësishme e përditshmërisë sonë. Konsumatorët e Kujtesës mbështeten në shërbimet e saj për llojllojshmërinë e tyre që plotëson nevojat e jetesës dhe të punës. Kujtesa është e specializuar në ofrimin e shërbimeve me kualitet të lartë, të sigurtë dhe me shpejtësi të madhe, me menaxhmet, e me pervojë dhe dituri.
Vlera superiore
- Si udhehëqes të tregut të shërbimeve IP, synimi ynë dhe portofolio e pasur e shërbimeve na bën të mundur të ofrojmë shërbime për familje me vlera të lara, dhe zgjedhje për biznese. Ne gjithmonë përpiqemi të mbajmë çmime kompetitive, gjithmonë në kompromis me kualitetin dhe shërbimin.
Zgjedhje e avancuar teknologjike
- Kujtesa është kompania e parë në Kosovë që ka implementuar pajisjet e avancuara të teknologjisë WiMAX. Zgjedhjet e WiMAX-it, grup i teknologjive standarde, ofrojnë lidhje wireless me shpejtësi të lartë dhe bën të mundur që ne t’u ofrojmë konsumatorëve shërbimet telekomunikuese më të avancuara.
Portofolio e pasur e shërbimeve
- Kemi arritur të ofrojmë varietet të pasur të sherbimeve komunikuese dhe gjithmonë duke përmbushur kërkesat dhe nevojat e konsumatorëve. Duke krijuar një portofolio të pasur të sherbimeve, ne marrim parasysh më shume kërkesa të konsumatoreve dhe në këtë mënyre rrisim vlerat e tyre.
Emër i besueshëm dhe kënaqesi e garantuar
- Më e rëndësishmja është që ne me të vërtetë jemi në sherbim të konsumatorit duke pasur për qëllim që Kujtesa të bëhet një emër në të cilin mund të mbeshteten konsumatorët. Konsumatori është në vend të parë në çfarëdo që bëjmë. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të marrëveshjes special të orientuar për përmirësimin e kualitetit e standardit të jetës së konsumatorëve tanë.











