Rrjeti ynë

Rrjeti i Kujtesës ofron shërbim të kualitetit të lartë, 24/7 përkrahje teknike dhe pika strategjike në tërë vendin. Kujtesa ka Qendren Operative të Rrjetit në Bregun e Diellit, Prishtinë, që ofron përkrahje teknike për konsumatorët. Kjo qendër punon 24 orë në ditë, 7 ditë në javë dhe është përgjegjëse për monitorimin e operimit dhe performancën e rrjetit, për evitimin dhe largimin e problemeve teknike, identifikimin dhe zgjedhjen e çdo lloj parregullsie të rrjetit.

Me qëllim të mbulueshmërisë së pjesës më të madhe të territorit të Kosovës, Kujtesa ka bërë 5 pika prezence. Pikat e shërbimit në gjithë territorin e mbuluar nga ne janë në këto lokacione të listuara mëposhtë:

• Pika Prishtinë, gjendet në Qendren Operative të Rrjetit në Bregun e Diellit;

• Pika Berishë, që gjendet në afërsi të komunës së Malishevës, shërben si urë lidhëse ndërmjet pikave tjera dhe mbulon pjesën verilindore të Kosovës;

• Pika Zatriq, gjendet në afërsi të komunës së Rahovecit dhe mbulon tërë rrafshin e Dukagjinit duke përfshirë rajonin e Pejës, Gjakovës, dhe Prizrenit;

• Pika Luboten, ndodhet afër kufirit me Maqedoninë, dhe është urë lidhëse me shtet fqinj, duke mbuluar kështu tërë zonen jugore të kufirit që përfshine komunën e Gjilanit dhe Kamenicës; dhe

• Pika Barel, gjendet në komunën e Mitrovicës dhe shërben si urë lidhëse me Serbinë dhe me Malin e Zi, duke mbuluar rajonin e Mitrovicës dhe Skënderajit.

baza.php?gjuha=0&category=14...
më shumë