Projektet tona

Kujtesa aktualisht është fokusuar në zgjerimin e rrjetit të mbulueshmërisë dhe kapaciteteve të saj për të arritur qëllimin e ofrimit të zgjedhjeve të sigurta dhe efektive. Mëposhte janë të listuara disa nga projektet tona aktuale dhe të ardhshme:

• Projekti Unaza e Nyjes Kryesore Optike në Prishtinë ka për qëllim ofrimin e kapaciteteve gigabit për konsumatoret tanë duke formuar Rrjetin Kompjuterik të Qytetit (Metropolitan Area Network - MAN) dhe duke lidhur nyje aksesi për multi-sherbime (MSAN) që mundësojne ofrimin e shërbimeve Triple-play. Ky projekt mundëson zgjerimin e rrjetit tonë që përfshin pjesën më të madhe të Prishtines.

• Zgjerimi i rrjetes kabllore – Kujtesa është duke punuar vazhdimisht për të rritur mbulueshmerinë e rrjetit kabllor prej 20,000 deri 50,000 familje që do të kenë mundësinë për të shfrytëzuar shërbimin tonë Triple-play (television, Internet, telefon) përmes një lidhjeje të vetme.

• Projekti Unaza e Nyjes Kryesore Optike në Kosovë - ka filluar të realizohet dhe ka për qëllim shpërndarjen e kapaciteteve gigabit për të ndërlidhur pikat tona të prezencës në gjithë territorin e Kosovës.

• Shtimi i lidhjeve ndërkombetare me Shqipërinë dhe Serbinë – Plane të mëtutjeshme kanë për qëllim shtimin e lidhjeve me shtetet fqinje duke ofruar kapacitete terabit.

• Implementimi masiv i WiMAX – Përdorimi i teknologjise WiMAX është ende në zhvillim e sipër dhe implementim masiv.

Kujtesa, Redline Communications Inc., udhëheqës i tregut të pajisjeve për standar wireless dhe Iskra Sistemi, udhëheqës për prodhimin e pajisjeve për European Telecom me qendër ne Lublanë, Slloveni, njoftuan sot se kanë formuar një konsorcium për të zhvilluar rrjetin mbarë territorial WiMAX për Kujtesën, ofrues i shërbimeve të Internetit, televizionit kabllor dhe VoIP në Kosovë. Me këtë iniciativë, Redline dhe Iskra do të jenë të parët që do të sjellin rrjetin WiMAX Forum Certified™ në rajon.

Ky është rrjeti i parë WiMAX i garantuar në Kosovë dhe do të inkorporojë produktet e Redline RedMAX dhe Iskra SparkMAX, është duke u dizajnuar dhe zhvilluar nga Iskra për të ofruar shërbime të telefonisë fikse dhe celulare dhe lidhje IP për Kujtesën. Produktet e Redline dhe Iskra WiMAX mbeshtesin lidhjen IP për biznese të vogla edhe të mesme në mbarë vendin, duke sjellur shërbimin më të shpejtë, më të sigurtë dhe me cmimin më të volitshëm.

baza.php?gjuha=0&category=14...
më shumë