

Si arritëm ku jemi sot
Themeluar në tetor të vitit 1995, Kujtesa është zhvilluar në një udhëheqës kryesor të telekomit në tregun e shërbimeve bazuar në IP për organizata, biznese dhe përdorues individual. Kujtesa është themeluar gjatë një periudhe kur kishte furnizim shumë të pakët të shërbimeve dhe produkteve kompjuterike në kombinim me nevojën e madhe për përdorim të kompjuterit e internetit nga biznese dhe familje. Në një zyrë shumë të vogel, ekipi menaxhues i kompanisë, i specializuar në shitje të kompjuterëve u bë shumë i suksesshëm në sigurimin e kompjuterëve për konsumatorët. Zhvillimi i biznesit duke startuar nga zero doli të ishte shume kreativ, stimulues dhe si pasojë, frytdhënës.
Duke tejkaluar pengesat
Gjatë konfliktit në Kosovë në vitin 1999, Kujtesa humbi pjesën më të madhe të aseteve të saj; kjo nënkuptoi: kompania do të mbyllej ose do të fillonte një epoke të re përsëri nga zeroja. Megjithatë, ekipi menaxhues me vendosshmkri u rigrupua dhe rifilloi biznesin duke rivlerksuar nevojat e tregut të teknologjise informative (TI) në Kosovë dhe rajon. Kompania filloi të ofronjë shërbime interneti dhe të implementojë rrjeta lokale. Brenda një kohe të shkurtër, Kujtesa arriti të zhvillojë reputacionin e saj duke u ofruar konsumatorëve shërbim të përkushtuar me një çmim të volitshëm. Që nga atëherë, Kujtesa ka arritur të ofrojë shërbimet e saj në 90% të territorit të Kosovës.
Zhvillimi dhe shtrirja
Funksionet administrative dhe financiare të Kujteses kryhen nga zyrat qendrore në Prishtinë. Kujtesa kryen edhe operime tjera në Prishtine që bëjnë të mundshme instalimin e pajisjeve dhe shërbimeve tjera teknike.
Kujtesa është kompania e parë në Kosovë që ka kryer instalimet e Internetit Wireless Access dhe Wireless Area Networks në gjithe territorin e Kosovës. Kujtesa ka bërë të mundshme zgjedhje për ofrimin e një komunikimi efektiv dhe të sigurtë për çdo konsumator.
Gjithashtu, Kujtesa është kompania e parë në Kosovë që ka implementuar pajisjet teknike më të përsosura, teknologjinë WiMAX.
më shumë











