

15 korrik 2006 – Kujtesa ka filluar pilot projektin per implementimin e rrjetit HFC (hybrid-fiber-coax) qe do te mbulonte nje pjese me te madhe te qytetit. Korporata Energjetike e Kosoves dhe Kujtesa kane nenshkruar nje marreveshje per kooperim ne baze te cilit Kujtesa do te shfrytezoje infrastrukturen e KEK per te zgjeruar rrjetin e saj te mbulueshmerise. Kjo marreveshje do te jete hap i rendesishem ne progresin e Kujteses drejt permbushjes se kerkesave dhe nevojave te konsumatoreve.
Kujtesa vazhdon te punoje ne drejtin te zgjerimit te unazes se nyjes kryesor fiber-optike ne Prishtine me qellim te sherbimit te nje pjese me te madhe te qytetit. Ky rrjet ka per baze kombinimin e kabllimit optic dhe koaksial qe mundeson sherbimin e trefishte: televizion kabllor, telefoni dhe Internet.
17 Qershor 2006 - Redline Communications Inc., udheheqes i tregut te pajisjeve per standar wireless dhe Iskra Sistemi, udheheqes per prodhimin e pajisjeve per European Telecom me qender ne Lublane, Slloveni, njoftuan sot se kane formuar nje konsorcium per te zhvilluar rrjetin mbare territorial WiMAX per Kujtesen, ofrues i sherbimeve te Internetit, televizionit kabllor dhe VoIP ne Kosove. Me kete iniciative, Redline dhe Iskra do te jene te paret qe do te sjellin rrjetin WiMAX Forum Certified™ ne rajon.
“Neve na vjen mire qe jemi nder te paret qe marrim zgjedhje WiMAX nga Iskra,” tha Arber Arifi, shefi ekzekutiv i Kujteses. “Sistemi WiMAX do ta ndihmoje kompanine tone te beje me te lehte komunikimin, te na beje me te ekikas ne proceset tona ditore dhe te jemi me kompetitiv.”
Rrjeti WiMAX, qe do te inkorporoje produktet e Redline RedMAX dhe Iskra SparkMAX, eshte duke u dizajnuar dhe zhvilluar nga Iskra per te ofruar sherbime te telefonise fikse dhe celulare dhe lidhje IP per Kujtesen. Produktet e Redline dhe Iskra WiMAX mbeshtesin lidhjen IP per biznese te vogla edhe te mesme ne mbare vendin, duke sjellur sherbimin me te shpejte, me te sigurte dhe me cmimin me te volitshem.
“Ky eshte rrjeti i pare WiMAX i garantuar ne Kosove,” tha Primoz Kuzman nga Isra. “Me nje pervoje te gjate ne udheheqjen e tregut per teknologjine mikrovalore ne Europe, ne jemi krenar qe jemi nje nga te paret qe po implementojme rrjetin WiMAX. Ne besojme se perdorimi i produkteve WiMAX Forum Certified™, sic jane produktet e Redline RedMAX, eshte hap i rendesishem ne ofrimin e sherbimeve me te avancuara te komunikimit per konsumatoret tane dhe duke mbajtur poziten udheheqese ne treg.
“Iskra Sistemi, duke qene nder te paret per implementimin e produkteve RedMAX, eshte njeri nga ofruesit e pajisjeve me te avancuara te komunikimit,” tha Majed Sifri, Prezident dhe Shef Ekzekutiv i Redline Communication Inc. “Ne mezi presim te bashkepunojme me Iskra Sistemi perderisa ata jane duke zgjeruar strategjine e tyre te WiMAX ne treg ne mbare boten.”
Aleš Tavèar, shef ekzekutiv i Iskra Sistemi, d.d., theksoi se “Iskra Sistemi i perkushtohet zgjerimit te portofolios se produkteve and ofrimit te zgjedhjeve complete telekomunikuese sic I kerkon tregu. Partneriteti me Redline eshte shume i rendesishem.”
26 Qershor 2006 – Kujtesa njofton se ka filluar ofrimin e sherbimit VoIP drejtuar ekskluzivisht klientave rezidencial. Kujtesa eshte duke shkuar pertej sherbimeve tradicionale te telefonise per t’u ofruar konsumatoreve zgjedhje te integruara dhe te sigurta per komunikim lokal dhe internacional. VoIP apo Voice Over Internet Protocol (Zë nëpërmes të protokolit te internetit) është një teknologji e cila mundëson komunikim në mes dy palëve duke përdorur protokolin e internetit (IP). Për të dërguar shënime zërore tani përdoren rrjetat publike telefonike, por nëse përdorimi i hapësirës së internetit fillon të përdoret atëherë për të thirrur prej një vendi të botës në tjetrin do të jetë shumë më lirë. Klientat e Kujteses do tem und te realizojne thirrje falas brenda rrjetit. Ndersa ata nuk jane te limituar te bejne thirrje vetem brenda rrjetit, ata do te mund te realozojne thirrje kudo ne bote.
Per me shume informata per VoIP ju lutemi klikoni ne linkun e meposhtem:
1 Gusht 2006 – Abonimi mujor i sherbimit broadband eshte dyfishuar qe nga fillimi i muajit te kaluar kur Kujtesa filloi ofrimin e sherbimeve te reja per perdoruesit e sherbimit broadband. Kujtesa ka shtuar perpjekjet e saj per terheqjen e secilit abonues ne paketen e saj me cmimin me te lire deri me tani, 15.00 € ne muaj. Cmimet e paketave te broadband Internet variojne nga 15.00 € ne muaj per shpejtesine 256Kbps deri 36.00 € ne muaj per shpejtesine 1.5Mbps. Secila pakete perfshin Internetin, telefonine VOIP dhe 11 kanale televizive. Konsumatoret poashtu poashtu mund te marrin paketen e televozionit kabllor me 44 kanale per 8.00 € ne muaj nese abonohen per paketen me shpejtesi 256Kbps, ose do ta kene falas nese abonohem per paketen me shpejtesi 1.5Mbps.
7 Gusht 2006 – Kujtesa ben te ditur mbeshtetjen e saj per festivalin pervjetor Dokufest qe do te mbahet gjate 8-13 Gusht ne qytetin historic te Prizrenit. Dokufest është festival ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të metrazhit të shkurtër dhe sivjet eshte viti i peste kur do te shfaqen afer 100 dokumentare, animacione dhe filma te metrazhit te shkurter breanda 6 diteve duke pasur per qellim promovimin e vlerave te pergjithshme per respektimin e diversitetit njerezor.
Si pjese e sponsorimit te Dokufestit, Kujtesa ka ofruar pajisje kompjuterike dhe sherbime Interneti falas. Dokufesti eshte nje pervoje qe mundohet te bashkoje per disa dite artiste dhe adhurues te artit, dokumentareve dhe filmave te metrazhit te shkurter. Dokufest perbehet nga dy programe competitive (Ballkanike dhe Nderkombetare), disa programe special, dhe ekspozita e fotografise se dokumentareve. Prandaj, Kujtesa perpiqet te shfrytezoje cdo mundesi qe i ofrohet per te promovuar vlerat e saj duke u fokusuar ne pjesemarrjen ne komunitet.
21 Gusht 2006 – Kujtesa i solli adhuruesit me afer Robbie Williams si sponzoruesi kryesor i transmetimit ekskluziv live ne Radio Blue Sky te koncertit “Close Encounters 2006” te turnese evropiane te Robbie Williams. Te shtunen, me 19 Gusht, Radio Blue Sky iu bashkua 37 radio stacioneve boterore per te transmetuar njeren nga koncertet e turnese se tij. Blue Sky i eshte dhene e drejta e transmetimit te koncertit te Williams ne Vjene ne Stadiumin Ernst Happel. Shou dy oresh filloi ne ora 9 ne mbremje dhe u transmetua live deri ne ora 11. Te shtuten, Robbie performoi para auduciences se tij me te madhe ndonjehere. Miliona adhurues te tij ndoqen koncertin e tij ne Vjene qe u transmetua ne tere Europen. Afriken dhe Lindjen e Mesme.
22 Gusht 2006 – Kujtesa njofton se eshte bere sponzoruesi kryesor radio programit te popullarizuar “Metropol” qe transmetohet nga Radio Blue Sky. Kjo marreveshje me Blue Sky per te sponzoruar radio programin do te jete i dobishem per qytetaret.
Programi udheheqet nga kengetari i njohur Xuxi and emitohet per nje ore cdo mengjes, nga e Hena deri te Premten, dhe mbulon ceshtje qe kane te bejne me shoqerine, ekononime, shendetin dhe aktivitetet kulturore ne qytetin e Prishtines. Sponzorizimi i ketij program eshte ne perputhje me politikat e kompanise qe kane te bejne me aktivitetet dhe iniciativat qe kane per qellim vetedijesimin e qytetareve per pergjegjesine qe kane ndaj shoqerise.
Zyra qendrore e Kujteses dhe te gjitha departamentet e saj jane te vendorura ne nje lokal te madh ne qender te Prishtines prej nga i sherbejme klientat me mire. Adresa jone eshte: Rr. Pashko Vasa Nr.18, Prishtine 10000, Kosove.
Ju mund te na kontaktoni ne numrin e telefonit (038) 225599.
Edhe pse eshte e lehte te na gjeni, harta mesiper mund t’ju ndihmoje te ne gjeni.
Prishtine – 15 Prill 2007 – Gjate 11 dhe 12 Prillit, Kujtesa mori pjese ne Panairin e Financave te organizuar nga Aleanca Kosovare e Biznesve dhe Aleanca e Autoriteteve Mikro-financiare dhe te mbeshtetura nga USAID, ne Pallatin e Rinise ne Prishtine. Qellimi i pjesemarrjes sone ishte dhenia e informative per sherbimet me te reja te ofruara nga Kujtesa. Panairi poashtu ishte nje mundesi per te kuptuar kerkesat e konsumatoreve dhe nevojat e tyre, sugjerimet dhe opinionet. Panairi krijoi nje platform per shperndarjen e fletushkave dhe broshurave dhe nje mundesi per kompanine per te promovuar sherbimet e saj.
Prishtine, Kosove – 10 Prill 2007 – Kujtesa morri pjese ne Panairin e punes organizuar nga Oda Ekonomike e Kosoves qe u mbajt me 27 Prill, ne Pallatin e Rinise ne Prishtine. Qellimi i ketij panairi ishte qe studenta dhe qytetare te tjere te komunitetit tone te kene mundesine per t’u takuar me bizneset lokale dhe per te pare mundesite e punesimit ne to.
Panairi i punes ishte nje mundesi shume e mire per te intervistuar kandidate potencial per vende te lira pune ne te ardhmen. Poashtu, panairi mundesoi bashkimin e punedhenesve qe u dhane mundesi punesimi kandidateve prej univerziteteve te ndryshme.
Prishtine, Kosove – 4 Maj 2007 – Kujtesa ka zgjeruar rrjetin e saj ne qytetin e Gjakoves per te garantuar permbushjen e te gjitha kerkesave te klienteve. Plani fillestar eshte ofrimi i sherbimit te Internetit dhe televizionit kabllor.
Kujtesa ka operuar ne keto dy linja gjate dy viteve te kaluara vetem ne kryeqytet, mirepo tani ajo ka per qellim te ofroje sherbimet e saj edhe ne komunat e tjera te Kosoves dhe te ofroje sherbime te reja interaktive per klientat e saj. Ne baze te pervojes sone gjate kesaj kohe, Kujtesa ka kuptuar qe njerezit duan te kene mundesi te shfrytezojne metoda komunikimi permes Internetit, televizionit, dhe telefonit, per nje cmim te arsyeshem per ata.
Prishtine, Kosove – 29 Qershor 2007 – Kujtesa dhe TVN Cablenet ne Prizren bene definitive kontraten e sipas se cilen Kujtesa merr 76 perqind te aksioneve te TVN Cablenet. Sipas kushteve te kontrates, Kujtesa do te filloje aplikimin e politikave te saj ne qytetin e Prizrenit duke zgjeruar edhe me tej rrjetin kabllor dhe duke permbushur kerkesat e konsumatoreve. Vetem nje muaj me heret Kujtesa zgjeroi rrjetin e saj ne qytetin e Gjakoves dhe tani edhe ne Prizren. Kujtesa i eshte perkushtuar zgjerimit te rrjetit te saj te mbulueshmerise ne gjithe territorin e Kosoves ne menyre qe te realizoje kerkesat e konsumatoreve per sherbim kabllor.
Për shkak të renditjes së re të linjës programore, ju lusim të bëni riprogramimin e kanaleve në TV-të tuaja.
Përveç kualitetit të lartë të fotografisë dhe zërit, pakoja digjitale kabllore e Kujtesës ofron edhe shërbime tjera që deri më tani kanë qenë të pamundura me sistemin analog. Guide elektronike e programit (EPG), kontrolli prinderor dhe krijimi i listave personale në resiverin digjital janë vetëm disa nga këto shërbime. Në menunë e resiverit mund të navigoni dhe me lehtësi të gjeni mundësitë që i ofron shërbimi i ri. Për shërbime shtesë do të informoheni në ndërkohë.
Sipas webfaqes speedtest.com që ka të dhëna për shpejtësi të internetit në gjithë botën, shfrytëzuesit e Kujtesas me shpejtësi mesatare prej 2908 kb/s janë të parët në rajon, duke lënë pas Internet Crna Gora d.o.o, AbsoluteOK dhe Sat-Track. Shpejtësi mesatare të madhe shfrytëzuesit e Kujtesas kanë treguar edhe në upload ku rezultatet tregojnë të jenë të dytët me 1573 kb/s. Në këto lista janë edhe kompanitë tjera që funksionojnë në Kosovë, si Posta dhe Telekomi i Kosovës dhe IPKO. Por shpejtësia e tyre mesatere është 2031 kb/s, gjegjësisht 1515 kb/s për download dhe 1329 kb/s, gjegjësisht 723 kb/s për upload. Listën e plotë mund ta shikoni në http://www.speedtest.net/global.php?continent=3&country=225.më shumë











