

Qendra Operative e Rrjetit, prej nga monitorohet operimi dhe performanca e rrjetit, gjendet në Bregun e Diellit, Prishtinë. Është përgjegjëse për kontrollimin dhe monitorimin e performancës e rrjetit...
Kujtesa përkushtohet në përmbushjen e nevojave të të gjithë klientëve të saj duke ofruar shërbime që e bëjnë më të avancuar përvojen e tyre të mënyrës së jetesës dhe punës, shërbime me çmim të volitshëm që lehtësojnë shkëmbimin e informacionit.
Vitet e fundit, Kujtesa ka promovuar një strategji për të përsosur infrastrukturen e saj me qëllim të mposhtjes së sfidës për shpërndarjen e shërbimeve të brezit të ri të IT-së.
Themeluar në tetor të vitit 1995, Kujtesa është zhvilluar në një lider kryesor të telekomit në tregun e shërbimeve bazuar në IP për organizata, biznese dhe përdorues individual. Kujtesa është themeluar gjatë një periudhe kur kishte furnizim shumë të pakët të shërbimeve dhe produkteve kompjuterike në kombinim me nevojën e madhe për përdorim të kompjuterit e internetit nga biznese dhe familje. Në një zyrë shumë të vogel, ekipi menaxhues i kompanisë, i specializuar në shitje të kompjuterëve u bë shumë i suksesshëm në sigurimin e kompjuterëve për konsumatorët. Zhvillimi i biznesit duke startuar nga zero doli të ishte shume kreativ, stimulues dhe si pasojë, frytdhënës.
më shumë














